Abdixhiku – Kurtit: Nuk zhytemi në moçalin e pështymave

  • A.P /
  • 14 January 2025 - 13:56
Abdixhiku – Kurtit: Nuk zhytemi në moçalin e pështymave

Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku iu është përgjigjur ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ditë më parë Kurti tha se opozita do të kalbet në opozitë dhe i ka cilësuar si miza.

Lidhur me këtë Abdixhiku u shpreh se nuk e ka ndërmend që të ofendojë në këtë fushatë.

“Nuk merremi me çështje negative në këtë fushatë. Kemi përpara një obligim të madh qytetar dhe ky obligim na thërret për propozime konkrete e për ide të ardhshme se si të bëhet vendi”, ka thënë Abdixhiku

Ai tha se askush nuk është për t’u sharë e përçare. “As për t’u zhytur në moçalin e madh të pështymave. Jemi për të prezantuar punën e ardhshme të Republikës së Kosovës, sepse ne duhet t’ju shpjegojmë qytetarëve tanë se për çfarë qëndrojmë”, ka vazhduar ai.

Abdixhiku ka ftuar qytetarët që t’i ndjekin tubimet e LDK-së që ata të kuptojnë se çfarë i pret për katër vitet e ardhshme.

“Kurse kryeministrin në ikje e ftoj edhe në ballafaqim publik, le t’i masim idetë për të ardhmen”, ka thënë Abdixhiku.   

(Kosova Sot Online)