Hamza: 70% do të rriten pensionet bazike

  • A.P /
  • 15 January 2025 - 12:47
Hamza: 70% do të rriten pensionet bazike

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka luajtur sot shah me një pensioner. Hamza ka premtuar se në qeverisjen e tij, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro. Ai ka thënë se pensionin bazik do ta rris për 70% dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Një lojë e mrekullueshme shahu me pensionistin Sylejman Hajdini. Në qeverisjen time, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro. Pensionin bazik do ta rris për 70% dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës.

Respekti dhe vlerësimi i shtetit për të moshuarit që i kanë përcjellë vlerat më të mira te gjeneratat e reja është obligim dhe do të jetë i garantuar.


(Kosova Sot Online)