Arrestohet i dyshuari që gjuajti me armë zjarri në Pejë

  • A.P /
  • 15 January 2025 - 13:02
Arrestohet i dyshuari që gjuajti me armë zjarri në Pejë

Policia ka njoftuar se dje në Pejë është arrestuar një person i dyshuar për veprat penale “Mbajtje nё pronёsi, kontroll apo posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “Pёrdorim i Armёs apo mjetit tё rrezikshёm”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë dje nё lagjen Fidanishte, nё rrugën “Ali Bajraktari” nё Pejё, ka pasur të shtёna me armё.

“Njёsitet Policore menjёherё kanё dalё ne vendin e ngjarjёs, fillimisht i dyshuari ёshtё vërejtur me Armё duke u ekspozuar nё ballkonin e banësёs nё katin e (3) tretё, i njëjti ka refuzuar tё dorёzohet, duke iu drejtuar zyrtarëve Policor se nëse afroheni do tё ju gjuaj ose do ta vras vetën.”

Nё banesën e tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar:

• Njё (1) pushkё Automatike, dhe njё (1) karikator i sё njejtёs armё

• Njё (1) Armё Pistoletё Zoraki, dhe njё (1) karikator i sё njejtёs armё

• Tridhjetё e gjashtё (36) fishekё kal: 7.63×39

• Tridhjetё e pesё (35) fishekё kal: 32 auto

• Tri (3) gёzhoja kal: 7.63×39

• Dy (2) gёzhoja kal: 32 auto

• Njё (1) Thikё (Bajonetё)

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.


(Kosova Sot Online)