A do të arrijë Kurti ta formojë qeverinë i vetëm?

  • A.P /
  • 15 January 2025 - 14:00
A do të arrijë Kurti ta formojë qeverinë i vetëm?

Kandidati për kryeministër dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një tubimi në Kaçanik ka folur për mundësinë që partia e tij të mos sigurojë mjaftueshëm vota për të krijuar Qeverinë e re, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Që s’e mrrijmë na, këta tjerët kanë me u bo bashkë, munet me u bo, e tani sa e majnë të kqyrim,” ka deklaruar Kurti gjatë fjalimit të tij.

Gjithashtu, në këtë tubim, Kurti ka kritikuar analistët, duke theksuar se ata paguhen më shumë sesa ministrat dhe i ka cilësuar si “argat me netë”.

“Krejt qëta analist a kanë rrogën shumëfish më të madhe se minsitrat. T’u i hecë rroga natën, argat me netë,” ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)