Hamza: Nuk do të mbetet asnjë qytetar pa sigurim shëndetësor

  • A.P /
  • 18 January 2025 - 10:41
Hamza: Nuk do të mbetet asnjë qytetar pa sigurim shëndetësor

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, përmes një videoje ka prezantuar zotimin e tij të katërt, i cili është për shëndetësinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hamza ka premtuar sigurime shëndetësore për qytetarët dhe dyfishim të buxhetit për blerjen e barnave për pacientë.

“Nuk do të mbetet asnjë qytetar në Kosovë pa sigurim shëndetësor. Nuk duhet të shqetësohet më askush për koston e trajtimit mjekësor. Në qeverisjen time, Kosova do të jetë shtet që i mbështet qytetarët e vet, kurdo që ata kanë nevojë. #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Shëndetësi moderne me pacientin në qendër është zotimi i tij i katërt.

(Kosova Sot Online)