Arrestohet një person në veri të Mitrovicës

  • A.P /
  • 18 January 2025 - 10:59
Arrestohet një person në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Ane Spaiq” në Mitrovicën Veriore i janë gjetur granata dore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është arreshtuar, ndërsa policia tha se këto granata i ka tërhequr njësiti për deminim.

Po ashtu, atij iu gjetën disa kartela të kripto-valutave me mjete përcjellëse dhe një çantë me pajisje optike për armë.

“Ane Spaiq, Mitrovicë Veri  17.01.2025 – 14:45. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, i janë gjetur dhe konfiskuar granata dore të cilat i ka tërhequr njësiti për deminim, disa kartela të kripto-valutave me mjete përcjellëse dhe një çantë me pajisje optike për armë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)