Ja deri kur zgjat afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

  • A.P /
  • 18 January 2025 - 11:09
Ja deri kur zgjat afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim në ditën e zgjedhjeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ tha se do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të vendit më 9 shkurt.

Procesi i regjistrimit të këtyre votuesve ka filluar më 4 janar dhe do të përfundojë më 5 shkurt 2025.

Me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/

KQZ tha se votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori:

I.             Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia;

II.            Personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të moshuarit dhe strehimore; dhe

III.           Personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak.


(Kosova Sot Online)