Inaugurohet ambasada e Shqipërisë në Ukrainë

  • A.P /
  • 18 January 2025 - 15:00
Inaugurohet ambasada e Shqipërisë në Ukrainë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte i pranishëm në inaugurimin e ambasadës së Shqipërisë në Ukrainë, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasada, e hapur në fund të vitit 2024, pësoi dëme materiale pak javë më parë si pasojë e sulmeve me raketa ruse.

Ministri Hasani dhe homologu i tij, Sybiha  thelsoi gjatë ceremonisë se kjo ambasadë është jo vetëm një urë për bashkëpunimin afatgjatë midis dy vendeve, por edhe si një dëshmi për qëndrueshmërinë dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme në paqe e progres dhe të një Evrope të bashkuar, të fortë dhe të begatë.

(Kosova Sot Online)