Ministria e Rozeta Hajdarit anulon tenderin për rezervat e grurit

  • A.P /
  • 20 January 2025 - 14:08
Ministria e Rozeta Hajdarit anulon tenderin për rezervat e grurit

Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e ka anuluar tenderin për furnizim me grurë për nevoja të rezervave shtetërore për vitin 2024, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas sqarimit të MINT-it del se arsyeja pse është anuluar ky tender është se operatori i rekomanduar i MINT-it është tërhequr nga gara, 

“Operatori ekonomik i rekomanduar është tërhequr dhe nuk ka mundur të përfundonte ky aktivitet i prokurimit për vitin 2024. Njëherësh pranimin e njoftimit nga DRSHM-ja se nuk ka buxhet të planifikuar për këtë procedurë sipas shumës së tenderuar në vitin 2024 dhe se ky aktivitet i prokurimit do të tenderohet me vlera të tjera për vitin 2025”, thuhet në sqarimin e MINT-it.

Vlera e paraparë e këtij tenderi ishte 4 milionë euro.

Për këtë procedurë kishin aplikuar katër kompani, sipas arsyetimit të prokurimit të ministrisë del se ofertuesit e tjerë nuk i kishin përmbushur kërkesat për furnizim me grurë. Ndryshe për blerej të rezervave shtetërore kjo ministri është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.


(Kosova Sot Online)