Murati: Kurrë vendi nuk ka pasur Qeveri më të mirë se Qeveria Kurti

  • A.P /
  • 20 January 2025 - 16:01
Murati: Kurrë vendi nuk ka pasur Qeveri më të mirë se Qeveria Kurti

Ministri në ikje i Financave, Hekuran Murati, nga Ferizaj, ka deklaruar se Kosova nuk ka pasur kurrë një Qeveri më të mirë se ajo e kryesuar nga Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai theksoi arritjet e kësaj qeverie dhe shtoi se ekipit të Kurtit i është bashkuar një grup i tërë individësh të angazhuar për përmirësimin e vendit.

Megjithatë, ai përdori një shprehje popullore për të theksuar se, pavarësisht angazhimit të madh, sfidat mbeten të mëdha: “100 dele nuk mund ta mundin luanin”.

(Kosova Sot Online)