
Papa Françesku u bën thirrje udhëheqësve politikë

Papa Françesku u bëri thirrje udhëheqësve politikë dhe ekonomikë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos që të monitorojnë nga afër zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI), duke paralajmëruar se teknologjia mund të përkeqësojë “krizën e së vërtetës” në rritje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një deklaratë me shkrim të lexuar në Davos, Papa vlerësoi aftësitë e teknologjisë AI, por paralajmëroi se ajo shkakton “shqetësim të madh” për të ardhmen e njerëzimit, raportoi Reuters.
“Rezultatet që mund të prodhojë inteligjenca artificiale janë pothuajse të njëjta me ato të prodhuara nga njerëzit, gjë që ngre pyetje në lidhje me ndikimin e saj në krizën në rritje të së vërtetës”, tha Papa.
Ai theksoi se qeveritë dhe bizneset duhet të jenë të kujdesshme dhe rekomandoi që ata të monitorojnë nga afër zhvillimin e inteligjencës artificiale.
(Kosova Sot Online)