Limaj: S’do ta lejojmë Albin Kurtin ta zhbëjë historinë e Kosovës

  • A.P /
  • 23 January 2025 - 13:45
Limaj: S’do ta lejojmë Albin Kurtin ta zhbëjë historinë e Kosovës

Kandidatin për kryeministër, të parin e listës, Ramush Haradinajn e kanë për takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E, i dyti i listës së koalicionit koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, Fatmir Limaj po zhvillon fushatë në të gjithë Kosovën, e këtë natë ka vendosur që ta kalojë në Bllacë të Suharekës.

Limaj, para se të tregojë për premtimet, tregoi se çka ka ndodhur me qeverisjen e Albin Kurtit.

Ai tha se Kurti ka tentuar që ta shpërbëjë historinë e Kosovës, megjithatë sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë nëse koalicioni AAK-Nisma vijnë në krye të shtetit.

(Kosova Sot Online)