
39-vjeçari i shkon ish-gruas te puna dhe e rrah

Një grua 32-vjeçare nga Fushë Kosova, ka kërkuar ndihmën e Policisë gjatë ditës së djeshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Bazuar në informacionet e para, ish burri i saj i ka shkuar te vendi i saj i punës dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj, duke e sulmuar me grushte.
Si pasojë e lëndimeve që ka pësuar, viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe e ka raportuar rastin.
Si rezultat, Policia është vënë në lëvizje, por s’kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin, i cili ndodhet akoma në arrati.
(Kosova Sot Online)