
Administrata Tatimore e Kroacisë: Ky është efekti i bojkotit të dyqaneve

Administrata Tatimore ka publikuar një deklaratë të jashtëzakonshme në ditën e bojkotit të dyqaneve, rrjeteve të shitjes me pakicë, furrave të bukës dhe pikave të karburanteve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Qytetarët kroatë i kanë bojkotuar sot dyqanet ushqimore dhe rrjetet e shitjeve me pakicë, bazuar në një thirrje të shpërndarë në Facebook si reagim kundër inflacionit.
Duke gjykuar nga rezultatet e para deri në orën 11:00 – bojkoti në Koraci ka pasur sukses, shkruan gazeta Jutarnji List.
Numri i faturave fiskale që janë paraqitur nga ora 00:00 deri në orën 11:00 është 40 për qind më i ulët krahasuar me të premten e kaluar, ndërsa vlera në fatura është zvogëluar për 47 për qind.
Në Kroaci, çmimet e konsumit të matur sipas HICP-it (Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit) u rritën në dhjetor të vitit të kaluar me 4.5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023, që shënonte rritjen më e lartë që nga muaji maj.
Kroacia renditet ndër tre vendet e Bashkimit Evropian me inflacionin më të lartë, pas Rumanisë (5.5 për qind) dhe Hungarisë (4.8 për qind).
(Kosova Sot Online)