Trump shkon në Kaliforni, shoqërohet nga Grenelli

  • A.P /
  • 25 January 2025 - 14:50
Trump shkon në Kaliforni, shoqërohet nga Grenelli

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vizituar sot Kaliforninë, specifikisht zonën e Los Angelesit ku zjarret shkaktuan dëme masive në njerëz dhe aso material gjatë janarit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bashkë me të ishte Zonja e Parë, Melania Trump, si dhe emisari Richard Grenell.

Trumpi kritikoi kryebashkiaken e Los Angelesit, Karen Bass, që nuk ka përdodur fuqitë e saj të emergjencës për të reaguar ndaj zjarreve.

“Ju keni fuqi për emergjenca sikurse unë…ju duhet t’i përdorni ato”, i tha Trumpi Bassit, e cila u përgjigj se e ka bërë një gjë të tillë.

I pari i Amerikës tha që do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të hapur valvulat e ujit në këtë zonë.

Ai po ashtu shtoi se do t’i shmangë lejet federale për rindërtimin e zonës pasi që ato marrin vite, dhe nevoja është urgjente.


(Kosova Sot Online)