
Rama: Kryegjyshata botërore do të ketë status të posaçëm, si Vatikani

Besimtaret bektashinj festojne 95 vjetorin e vendosjes se kryegjyshates boterore ne ne shqiperi, pas largimit nga turqia. Ne nje ceremoni ku moren pjese te gjithe perfaqesuesit e feve ne shqiperi, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, nenvizoi se besimtaret presin kete vit miratimin e statusit juridik te urdherit bektashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Shpresojmë një vit i filluar me këto shenja të jetë vit i përmbushjes së domosdoshmërisë për stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian.”, tha Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj.
Kryeministri edi rama perseriti premtimin se kryegjyshata botetore do te kete nje status te posacem, duke sjelle ne vemendje te gjithe kontributin e bektashinjve ne historine e kombit shqiptar
“Ky komunitet është në rrugët e shuarjes, është diçka që po ndodh para syve tanë dhe prandaj historia e bektashive është në vetvete thirrja imponuese për ti dhënë selisë përmes një statusi të ngjashëm me të Vatikanit, fuqinë e një embleme, e cila nuk do përçajë askënd, e cila nuk do kërcënojë askënd, e cila nuk do vërë në cenim integritetin territorial të Shqipërisë, se ca nuk dëgjon njeri nga shqipot kur do të bëjë ndonjë punë që të tjerët se kanë bërë. Shqipëria është shtet unitar, edhe Italia është unitar, por i ka nja tre realitet brenda saj me statuse të tilla”, tha Rama.
Sipas kryeministrit rama ehste detyre e shqiptareve te bejne gjithcka per te mos e lene bektashizmin te shuhet
“Bektashizmi ehste nje monument I gjalle kulture qe duhet t embrohet nga shtetit dhe kombi shqiptar. Bektashinjte nuk jane pale, rruga e tyre eshte nje rruge unikale mistike “
Ne fillim te ceremonise besimtaret bektashinj mbajten nje minute heshtje ne shenje nderimi per kryepeshkopin anastas, udheheqesin e besimtareve ortodokse I cili u largua nga jeta ne moshen 95 vjeçare.
(Kosova Sot Online)