Shoferi në Pejë, nuk iu përshtat shpejtësisë dhe goditi shtyllën e betonit

  • A.P /
  • 03 February 2025 - 08:39
Shoferi në Pejë, nuk iu përshtat shpejtësisë dhe goditi shtyllën e betonit

Policia në Pejë ka dhënë detaje për vetaksidentin që ndodhi mbrëmë në fshatin Qungur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se shoferi nuk iu ka përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës e më pas e ka humbur kontrollin dhe e ka goditur një shtyllë të betonit.

Shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë se me datë 2 shkurt 2025, rreth orës 18:35, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur ne fshatin Qungur-Pejё, duke mos ju pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i njëjti humb kontrollin dhe mё pas devijon majtas dhe godet shtyllën e betonit.

Si pasojё e kёtij aksidenti vozitёsi kishte ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё.

(Kosova Sot Online)