Ky është i riu kosovar që u gjet pa shenja jete në një motel

  • A.P /
  • 03 February 2025 - 14:46
Ky është i riu kosovar që u gjet pa shenja jete në një motel

Raportohet se një i ri është gjetur pa shenja jete në motelin “Casablanca” në qytetin e Gjilanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vdekjen e tij e konstatuan ekipet mjekësore nga Emergjenca e Spitalit të Gjilanit.

Personi që u gjet pa shenja jete në motel është Flamur Bilalli, 24-vjeçar.

I ndjeri ishte shoqëruar nga një burrë rreth 40-vjeçar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

E hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rastit tashmë kanë filluar.

(Kosova Sot Online)