Dy persona dënohen për rënien e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës

  • A.P /
  • 06 February 2025 - 14:47
Dy persona dënohen për rënien e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës

Pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallë aktgjykim dënues ndaj Ylber Jasharit i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndaj Bekim Baftijarajt i akuzuar për punime ndërtimore të kundërligjshme, lidhur me rastin e shembjes së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, ku për pasojë ishte lënduar një qytetare. Jashari u dënua me 3 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë, kurse Baftijaraj u dënua me 2 vite burgim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aktgjykimi u shpall të enjten nga gjykatësi Gëzim Ademi.

Sipas aktgjykimit, i pandehuri Jashari për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” u dënua me 3 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë, kurse i pandehuri Baftijaraj për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”, u dënua me 2 vite burgim.

Të njëjtit obligohen që të paguajnë edhe kompensimin e buxhetit të shtetit, në vlerën e dëmit të shkaktuar prej 36 mijë e 450 euro e 29 centë.

(Kosova Sot Online)