
Haradinaj: 'Nëse s’e hekim Albin Kurtin, rrezikun e kemi të garantum'

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se do të jetë rrezik për raportet Kosovë-SHBA nëse Kurti rizgjidhet sërish kryeministër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se “duhet larguar Kurti nga pushteti”, në mënyrë që të evitohet ky rrezik, sipas Haradinajt.
Kurti është kritikuar direkt nga emisari amerikan për misione të posaçme Richard Grenell.
Haradinaj tha se presidenti amerikan Donald Trump nuk bën asgjë për ata që s’iu beson.
“Nëse nuk e heqim Kurtin rrezikun e kemi të garantuar. Presidenti Trump nuk bën asgjë për ata që s’iu beson, ju e keni pa vendimet që ka marrë për shumë vende”, ka thënë Haradinaj.
(Kosova Sot Online)