Kurti: Ne jemi ata që e kemi besuar atë se çka kemi thënë

  • A.P /
  • 07 February 2025 - 16:03
Kurti: Ne jemi ata që e kemi besuar atë se çka kemi thënë

Kryeministri Albin Kurti në Vushtrri ka deklaruar se me ne u rrit prodhimi i mallrave dhe ranë politikanët e mallrave kurse shteti u bë bankë për qytetarët e jo plaçkë e pushtetarëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Disa parti opozitare me do kandidatë për kryeministra kur e kuptuan që edhe qytetarët e dinë që ata nuk kthehen më, erdhën me idenë: kryeministra me rotacion. Me rotacion toka mbjellet njëherë patate pastaj speca vitin e ardhshëm, ose nëse janë serra me rotacion sallata, lakra, purri, kastraveca - këto janë me rotacion, s’ka kryeministra me rotacion, tha ai.

"Qeveria jonë vazhdon se në këtë vend ka popull, ka qytetarë të Republikës. Ne e duam vendin tonë Kosova Republikë e jo Kosova klan. Ne jemi ata që e kemi besuar atë se çka kemi thënë: I dalim zot atdheut", shtoi Kurti.

(Kosova Sot Online)