Fatmir Limaj voton, i fton qytetarët që të dalin në zgjedhje

  • A.P /
  • 09 February 2025 - 12:24
Fatmir Limaj voton, i fton qytetarët që të dalin në zgjedhje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherit kandidat për deputet, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se e ka shfrytëzuar të drejtën për votë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se dita e zgjedhjeve është dita më e rëndësishme për demokracinë, teksa i ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë.

“Dita e zgjedhjeve është dita më e rëndësishme për demokracinë, andaj i ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për të ardhmen e Kosovës.”


(Kosova Sot Online)