Kurti godet opozitën: Hajnat kanë me shku në burg

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 08:53
Kurti godet opozitën: Hajnat kanë me shku në burg

Kryeministri Albin Kurti ka folur tejet i lumturnë tubimin ku doli për të shpallë fitoren e tij ndaj opozitës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke e komentuar programin e tyre në fushatë zgjedhore, Kurti iu referuar atyre si “hajvanë”.

“Keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë: thojshin buxheti i shtetit do të bëhet ma i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash. Ose jepshin premtime për koeficient më shumë se në programin e tyre. Çfarë hajvanash. Por ka kalu koha e hajvanatit. E kanë merr vesh sonte të gjithë ata”.

“Hajnat kanë me shku në burg, sepse qeky mandat është mandat i hekurudhave, digave, drejtësisë me Byro për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me Prokurori Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe me Vetting në sistem të drejtësisë”.

(Kosova Sot Online)