Vetëvendosje ka fituar 35.73% deri tani në Istog

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 09:26
Vetëvendosje ka fituar 35.73% deri tani në Istog

KQZ-ja ka publikuar të dhënat e fundit nga numërimi në Istog, ku deri më tash janë numëruar rreth 68% e votave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 35.73% apo 4 mijë e 666 vota. Kurse, LDK-ja është 35.25% apo 4 mijë e 603 vota.

Pra, dallimi mes partisë së parë dhe të dytë ësht jo më shumë se 63 vota.

PDK-ja ka 11.95% apo 1 mijë e 560 vota, ndërsa AAK/NISMA kanë 7,94% ose 1037 vota.

(Kosova Sot Online)