Në Junik e Malishevë fiton koalicioni AAK-NISMA

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 09:47
Në Junik e Malishevë fiton koalicioni AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e votave në kuadër të zgjedhjeve parlamentare për Komunën e Junikut dhe Malishevës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Koalicioni AAK-NISMA renditet e para me 37.27% të votave, e dyta LDK me 28.96% të votave, e treta VV me 24.03% të votave.

E katërta në Junik është PDK me 8.08%, kurse Koalicioni për Familje e pesta me 0.69% të votave.

.Edhe në komunën e Malishevës ka fituar koalicioni AAK-NISMA.

Në këtë komunë janë numëruar 100% e votave, ku AAK-NISMA kanë fituar me 37.75%, e dyta renditet VV me 26.30% të votave, PDK e treta me 21.15% të votave.


(Kosova Sot Online)