
Janë përditësuar të dhënat në webfaqen e KQZ’së, ja cila parti po befason me rezultatin

Janë përditësuar sërish të dhënat në webfaqen e KQZ’së për rezultatet preliminare pasi janë numëruar 89.62 për qind e vedvotimeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Aktualisht Lëvizja Vetëvendosje është 41.07 për qind, PDK 22.31 për qind, LDK 17.58 për qind, AAK 7.6 për qind, Koalicioni për Familjen 2.3 për qind.
Këto rezultate nuk i përfshijnë votat me kusht, të personave me nevoja të kufizuara dhe votat e diasporës.
(Kosova Sot Online)