
Vdiq në moshë të re gazetari i njohur kosovar

Ka vdekur në moshën 49 vjeçare Faton Osmani, themeluesi dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online. Kontributi i tij në fushën e medias dhe informimit në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm, duke ofruar lajme të besueshme dhe profesionale për publikun e gjerë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Faton Osmani do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj gazetarisë së pavarur dhe për rolin e tij në zhvillimin e medias në vend.
Para se të themelonte Agjencinë e Lajmeve “Ekonomia Online”, Osmani ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare të shkruara, si dhe televizione ku me punën e tij ka lënë gjurmë në zhvillimin e një gazetarie profesionale.
Ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij në këtë moment të vështirë.
(Kosova Sot Online)