SHBA-ja dhe Britania nuk e firmosin deklaratën e samitit të Inteligjencës Artificiale në Paris

  • A.P /
  • 11 February 2025 - 14:43
SHBA-ja dhe Britania nuk e firmosin deklaratën e samitit të Inteligjencës Artificiale në Paris

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja nuk kanë nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare për inteligjencën artificiale (AI) në një samit global në Paris, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deklarata, e nënshkruar nga Franca, Kina dhe India mes vendeve të tjera, premton një qasje “të hapur”, “përfshirëse” dhe “etike” ndaj zhvillimit të teknologjisë.

Diskutimet në Samitin e Veprimit të AI në Paris u fokusuan në ndikimin e AI në shoqëri dhe mjedis – dhe çfarë veprimi nevojitet për të kapur përfitimet e saj dhe për të parandaluar rreziqet e saj.

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar nuk kanë shpjeguar arsyet e tyre për të mos qenë nënshkruese.

Por më herët Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance u tha delegatëve në Paris se shumë rregullime të inteligjencës artificiale (AI) mund të “vrasin një industri transformuese ashtu siç po ngrihet”.

Vance u tha udhëheqësve botërorë të mbledhur në Samitin e Parisit të martën se AI ishte “një mundësi që administrata Trump nuk do ta shpërdorojë” dhe tha se “politikat pro-rritjes së AI” duhet të kenë përparësi mbi sigurinë.

Ai tha se kjo do të kërkonte rregullore që nxit zhvillimin e AI, “në vend që ta mbyt atë”.

Vance shtoi se liderët në Evropë duhet veçanërisht “të shikojnë këtë kufi të ri me optimizëm, në vend të frikës”.

Komentet e tij duket se e vënë atë në kundërshtim me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili ka mbrojtur nevojën për rregullim të mëtejshëm.

“Ne kemi nevojë për këto rregulla që AI të ecë përpara”, tha Macron në samit.

Ai vjen mes diskutimeve rreth ndikimit të zhvillimit të AI në shoqëri, mjedis dhe qeverisje.

Politikëbërësit, drejtuesit dhe diplomatët në samitin e Parisit kanë shqyrtuar mënyra për të kapur përfitimet ekonomike të inovacionit të AI, ndërkohë që adresojnë rreziqet e teknologjisë.

Ai u nis nga presidenti francez Emmanuel Macron duke postuar në mediat sociale një përmbledhje videosh të rreme të tij në filma dhe seri televizive të njohura.

“Ky samit është i përqendruar në veprim, dhe kjo është pikërisht ajo që ne kemi nevojë tani,” tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të martën.

Ajo tha se qasja e Evropës ndaj AI, e cila është përkrahur gjatë gjithë samitit, do të theksojë gjithashtu inovacionin, bashkëpunimin dhe “përqafojë fuqinë e teknologjisë me burim të hapur”.

Edhe presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në hapjen e Samitit të Inteligjencës Artficiale në Paris të Francës.

Në një story në Facebook, ajo ka shpërndarë një video ku shihet bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, duke hyrë në objektin ku është duke u mbajtur samiti në fjalë.

(Kosova Sot Online)