Kurti: Me luftim të korrupsionit fiton shteti e qytetarët

  • A.P /
  • 11 February 2025 - 15:14
Kurti: Me luftim të korrupsionit fiton shteti e qytetarët

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në profilin e tij në “facebook” për publikimin e raportit të Transaprency International sa i përket perceptimit të korrupsionit në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas këtij raporti, Kosova është ngritur për 10 vende.

 “Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vijon të japë rezultat e të marrë njohje e vlerësime ndërkombëtarisht. Ky është rankimi më i mirë (73/180) dhe vlerësimi më i lartë (44/100) ndonjëherë për vendin tonë në këtë indeks ndërkombëtar.

Me luftim të korrupsionit fiton shteti e qytetarët, e bashkë me të edhe imazhi i vendit tonë i cili çdo herë e më shumë po përmirësohet, e Republika përherë e më shumë po lartësohet”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)