
Gjykata vendos për arrest shtëpiak për Fikrim Damkën

Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për ministrin në largim të Zhvillimit Rajonal Fikrim Damkën dhe një të afërm të tij, F.D, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjykata njoftoi se gjyqtarja e procedurës ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve.
Damka dhe i dyshuari tjetër dyshohet se kanë kryer veprat penale “sulmi” dhe “kanosja”.
“Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.02.2025 dhe mund të zgjasë deri më datën 09.03.2025. Të pandehurit nuk guxojnë që të largohen nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe iu ndalohet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo nuk janë të varur nga të pandehurit”, tha gjykata.
(Kosova Sot Online)