
Ky mot parashihet të mbajë të mërkurën në Kosovë

Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë, me vranësira e periudha me diell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga mesdita priten reshje të dobëta shiu që më pas do të shndërrohen në fjolla bore.
Ndërsa në viset malore parashihe reshje të lehta bore. Në mëngjes dhe mbrëmje parashihen ngrica dhe mjegull.
Temperaturat pritet të luhaten nga -3 °C deri në 6 °C në shumicën e territorit, ndërsa në zonat malore termometri do të shënojë vlera nga -4 °C deri në 0 °C.
(Kosova Sot Online)