
Përgatituni, të enjten në Kosovë priten reshje shiu

Të enjten në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjatë ditës priten reshje bore që më pas do të shndërrohen në reshje shiu.
Reshje bore parashihen edhe në viset malore. Në mëngjes dhe mbrëmje parashihet prezencë e mjegullës.
Temperaturat pritet të luhaten nga 1 °C deri në 6 °C në shumicën e territorit, ndërsa në zonat malore termometri do të shënojë vlera nga -4 °C deri në 0 °C.
(Kosova Sot Online)