
Një grua ka paraqitur një rast në stacionin e policisë

Një grua ka paraqitur një rast në stacionin e policisë në Ferizaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas viktimës, ajo është dhunuar nga një burrë vazhdimisht që nga fundi i janarit nga i dyshuari.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Më 12.05.2025 viktima femër kosovare, e shoqëruar nga prindi, ka raportuar se nga fundi i muajit janar, është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
(Kosova Sot Online)