Grabitje e armatosur në një dyqan në Prishtinë

  • A.P /
  • 13 February 2025 - 10:45
Grabitje e armatosur në një dyqan në Prishtinë

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar për një rast të grabitjes që ka ndodhur në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

PK-ja ka thënë edhe se punëtorja e një dyqani ka bërë të ditur që një i dyshuar i panjohur duke e kanosur atë me armë (pistolet)  i ka marrë paratë e pazarit ditor në vlerë rreth 300€.

‘‘GRABITJE

Prishtinë 12.02.2025 – 17:45. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se në dyqanin ku punon, ka hyrë një i dyshuar i panjohur dhe duke e kanosur atë me armë (pistolet)  i ka marrë paratë e pazarit ditor në vlerë rreth 300€. Pas kryerjes së veprës i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime’’, ka njoftuar policia. 

(Kosova Sot Online)