KQZ: Procesi i numërimit po vazhdon në 19 komuna

  • A.P /
  • 13 February 2025 - 11:30
KQZ: Procesi i numërimit po vazhdon në 19 komuna

Sot ka filluar procesi i numërimit edhe në Ferizaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aktualisht ky proces po zhvillohet edhe në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit.

"Në orën 08:00 ka vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit.

Gjithashtu, procesin e numërimit e ka filluar edhe Qendra Komunale e Numërimit në Ferizaj, ndërkaq për qendrat tjera të cilat do të fillojnë procesin e numërimit do të njoftojmë së shpejti", thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)