
20 të plagosur pasi vetura goditi turmën në Munich

Një veturë ka përplasur një grup njerëzish në Munih të Gjermanisë, duke lënë disa të plagosur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Policia në televizionin gjerman tha se të paktën 20 persona janë plagosur – disa prej tyre në gjendje kritike dhe të rëndë.
Ende nuk dihet nëse drejtuesi i mjetit ka vepruar qëllimisht apo ka qenë aksident, shkruan BBC.
Kryetari i bashkisë së Mynihut Dieter Reiter i tha gazetës gjermane Bild se zyrtarët e policisë i thanë se mes të plagosurve kishte edhe fëmijë.
“Jam thellësisht i tronditur. Mendimet e mia janë me të plagosurit”, thotë ai.
Një operacion i madh është duke u zhvilluar në zonën e Dachauer Strasse, thotë policia, duke shtuar se shoferi u ndalua në vendngjarje dhe nuk përbën rrezik të mëtejshëm.
Aktualisht është e paqartë nëse ky ishte një sulm apo një aksident.
Konferenca e Sigurisë në Mynih do të fillojë të premten, me nënpresidentin e SHBA-së JD Vance dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që do të mbërrijnë këtë pasdite.
(Kosova Sot Online)