Ja sa do të zgjasë procesi i vlerësimit të votave të diasporës

  • A.P /
  • 13 February 2025 - 16:01
Ja sa do të zgjasë procesi i vlerësimit të votave të diasporës

Drejtori i sekretariatit të KQZ’së, Besnik Buzhala, ka thënë se procesi i vlerësimit të votave të diasporës do të zgjasë diku rreth 10 ditë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Çështja e vlerësimit të pakove me fletëvotime realizohet përmes programit por është edhe pak punë mekanike që duhet me u hapë zarfi e me u mbyll. Sipas vlerësimit të sekretariatit, diku 10 ditë  do t’i marrë  vlerësimi i rreth 68 mijë zarfeve me fletëvotime që i kemi pranuar nga kutitë postare të KQZ’së. Kështu që sekretariati është duke punuar me dy ndërrime dhe sipas vlerësimit tonë do t’i marrë diku 10 ditë vetëm procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime”, tha ai. 

 

(Kosova Sot Online)