Begaj në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Faleminderit të gjithë miqve

  • A.P /
  • 17 February 2025 - 08:44
Begaj në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Faleminderit të gjithë miqve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Kosovën në shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në Facebook, Begaj nderoi mijëra burrat dhe gratë që sakrifikuan për liri e pavarësi.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar!”, ka shkruar Begaj.

(Kosova Sot Online)