Ky është 34-vjeçari që plagosi me armë partneren e tij dhe më pas vrau veten në Shkodër

  • A.P /
  • 18 February 2025 - 12:32
Ky është 34-vjeçari që plagosi me armë partneren e tij dhe më pas vrau veten në Shkodër

Shkodra është tronditur paraditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ndodhur në lagjen Mark Lula, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kolë Manaj, 34-vjeç ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij Anila Ndoka Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten.

44-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë për jetën.

Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë,  ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn.

(Kosova Sot Online)