Tentim grabitje mbrapa teatrit në Prishtinë

  • A.P /
  • 18 February 2025 - 13:10
Tentim grabitje mbrapa teatrit në Prishtinë

Një tentim grabitje ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Tutje ajo bëri të ditur se tentim grabitja ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar.

“Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ajo nuk ka dhënë detaje tjera. Kujtojmë se institucionet mikrofinanciare në kryeqytet shpesh herë kanë qenë cak i grabitjeve të armatosura.

(Kosova Sot Online)