Qendra Klinike Universitare e Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 18 February 2025 - 15:46
Qendra Klinike Universitare e Kosovës del me njoftim

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se gjatë vitit 2024, mbi 193 mijë pacientë kanë marrë shërbime radiologjike, në kuadër të Klinikës së Radiologjisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftim, QKUK-ja, i ka specifikuar të dhënat e shërbimeve të kryera.

Postimi i plotë:

QKUK:  Mbi 193 mijë shërbime radiologjike

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton se  gjatë vitit 2024, mbi 193  mijë pacientë kanë marrë shërbime radiologjike, në kuadër të Klinikës së Radiologjisë në QKUK.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 110 mijë Radiografi, mbi 36 mijë Tomografi të Kompjuterizuara (CT), 12 mijë e 315 Rezonanca Magnetike, 2 mijë 500 Mamografi,  31 mijë e 334 ulatrazë, 2 mijë Tomografi të Kompjuterizuara- Angiografi,   78 Angiografi-DSA,  1343 bioosu dge 21 pacientë në Stroke Center.

Bazuar në Raportin e Klinikës së Klinikës së Radiologjisë, lista e pritjes për Rezonancë Magnetike është deri me datë 3 prill, kurse për CT deri më datë 10 mars 2024.

(Kosova Sot Online)