Emrat e kandidatëve të Vetëvendosjes që kanë siguruar ulëse në Kuvend

  • A.P /
  • 19 February 2025 - 09:25
Emrat e kandidatëve të Vetëvendosjes që kanë siguruar ulëse në Kuvend

Pas partive të tjera, është publikuar edhe një listë me emrat e kandidatëve të Vetëvendosjes që potencialisht kanë siguruar ulëse në Kuvend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Albin Kurti është më i votuari me mbi 222 mijë vota. Pas tij vjen Glauk Konjufca me 170 mijë vota. Faton Peci ka marrë vota si i treti me 84 mijë sosh.

Pas Pecit, vjen Hekuran Murati me 80 mijë, Albulena Haxhiu me 76 mijë, Xhelal Sveçla me 72 mijë e Donika Gërvalla me 68 mijë.

Ulëse ka siguruar edhe Avni Dehari që është votuar 58 mijë herë, si dhe Mimoza Kusari-Lila që ka marrë mbi 50 mijë vota.

Befasi në këtë listë është këngëtarja Edona Llalloshi, e cila sipas kësaj liste ka siguruar 26 mijë e 765 vota.

Image

(Kosova Sot Online)