
Nezir Kraki, është në mesin e emrave më të votuar në listën e Vetëvendosjes

Profesori i shkencave politike Nezir Kraki, i cili iu bashkua partisë Guxo para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, është në mesin e 24 më të votuarve në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka marrë deri tani 17, 868 vota.
‘Kosovë e dashun,
Prita dy ditë me pasë ma shumë arsye me t’uru. Tash e tutje puna për ty do jetë edhe ma e madhe, edhe ma konkrete. Puna s’do ndalet derisa të jesh si Evropa dhe n’Evropë. Natë e ditë pa u ndal. Se e ke meritu. E kemi meritu si popull. Si popull vuajtem shumë me t’pasë shtet një ditë, me t’pasë t’lirë.
URIME 17 vjetori Kosova jonë!’’, ka shkruar ai
(Kosova Sot Online)