Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë që Kurti të paraqitet për të dhënë dëshminë

  • A.P /
  • 19 February 2025 - 10:39
Gjykata  ka pranuar kërkesën e Prokurorisë që Kurti të paraqitet për të dhënë dëshminë

Gjykata në Prishtinë e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale që kryeministri i Kurti të paraqitet në prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatë Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)