
Zelensky i përgjigjet Trumpit: Jeton në një hapësirë dezinformimi

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky ka thënë se nëse dikush dëshiron ta zëvendësojë atë si udhëheqës tani, nuk do të funksionojë, pasi siç thotë ai 58% e popullit ukrainas kanë besim tek ai si lider, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Udhëheqësi ukrainas e tha këtë duke u bazuar në një sondazh. Kjo pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump pretendoi se Zelensky – i cili fitoi një mandat pesëvjeçar në 2019 – ishte “në rënie me 4% vlerësim të miratimit”, raporton The Guardian.
“Pra, nëse dikush dëshiron të më zëvendësojë mua tani, kjo nuk do të funksionojë”, tha Zelensky.
Zelensky gjithashtu tha se “shumë dezinformata vijnë nga Rusia dhe se edhe Trump po jeton në këtë fluskë dezinformimi”.
“Fatkeqësisht, Presidenti Trump, me gjithë respektin e duhur për të si lider i një kombi që ne e respektojmë shumë… po jeton në këtë flluskë dezinformimi,” thotë ai.
(Kosova Sot Online)