
Tadiq: Në kohën time s’do të mund të mbylleshin qendrat sociale në Veri

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka shkruar për aksionin e fundit të institucioneve të sigurisë së Kosovës në Veri që ka rezultuar me mbylljen e disa qendrave sociale paralele në Veri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se këto aksione s’janë të vetmet, por janë vazhdimësi.
Tadiq ka shkruar se “nëse mbahet në mend”, kur diçka e tillë të ketë ndodhur ose që Policia e Kosovës t’i ishte afruar Veriut të Republikës së Kosovës gjatë kohës kur kishte qenë president.
“Kurrë”, ka thënë Tadiq me krekosje në llogarinë e tij në “X”.
(Kosova Sot Online)