Torres i reagon zyrtares amerikane: Turpësisht po përpiqet ta delegjitimojë aleatin tonë

  • A.P /
  • 27 February 2025 - 11:32
Torres i reagon zyrtares amerikane: Turpësisht po përpiqet ta delegjitimojë aleatin tonë

Kongresmeni pamerikan, Ritchie Torres ka shpërndarë tweet-in e Zëvendës Sekretares së Shtypit në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, Kingsley Wilson ku ajo kishte shkruar në vitin 2023 “bëje Kosovën Serbi sërish”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kingsley Wilson, Zëvendës Sekretari i Shtypit për Departamentin e Mbrojtjes, turpësisht po përpiqet ta delegjitimojë Kosovën, e cila ka qenë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Torres në X.

“Asnjë sasi revizionizmi historik nuk mund ta ndryshojë faktin themelor se Kosova është dhe do të jetë gjithmonë një demokraci e pavarur”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)