Kremlini i tëri me sy kah takimi Trump-Zelensky

  • A.P /
  • 28 February 2025 - 14:18
Kremlini i tëri me sy kah takimi Trump-Zelensky

Si gjithë të tjerët, Kremlini po pret me padurim rezultatin e takimit të sotëm Trump-Zelensky, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një konferencë me gazetarët këtë mëngjes, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u pyet për retorikën e zbutur të presidentit amerikan ndaj homologut të tij ukrainas.

Në përgjigje ai tha: “Le të presim kontaktet e sotme, rezultatet dhe deklaratat e tyre që do të bëhen më pas”.

Një gazetar rus më pas thotë se Trump është akuzuar se “ka folur me të gjithë përveç Putinit” dhe e pyet Peskovin se si Rusia duhet të zhvillojë dialogun me SHBA-në.

Peskov përgjigjet duke thënë se Rusia “dëshiron të zhvillojë dialog jo vetëm me SHBA-në, por me të gjitha vendet nga pozicioni i respektit dhe përfitimit reciprok”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në Uashington DC për të takuar homologun e tij amerikan Donald Trump,

Dyshja do të diskutojë – dhe potencialisht të nënshkruajnë – një marrëveshje mineralesh, e cila do t’i jepte SHBA-së qasje në mineralet e rralla të Ukrainës, sipas BBC.

Kushtet e marrëveshjes janë rënë dakord, por Zelensky po kërkon që të shtohen garancitë e sigurisë ukrainase – diçka që Trump thotë se duhet të trajtohet nga Europa.

(Kosova Sot Online)