
E trishtë: Mbi 50 të vdekur dhe shumë të lënduar nga zjarri në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut

Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate, kanë thënë autoritetet maqedonase për agjencinë e lajmeve MIA, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se 118 persona jane shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipi dhe Shkupit. Të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion.
Video nga vendi i ngjerjes:
Të gjithë pacientët janë shtruar në spitale dhe marrin trajtimin e duhur. Taravari nuk deshi të japë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
Ai tha se për kete do te njoftoje pasi ti vizitoje të gjitha spitalet në Shkup dhe Koçan e Shtip dhe bisedoje me mjeket qe i trajtojnë.
Zjarri që ka rënë në një diskotekë në Koçan, ku raportohet për shumë viktima e shumë të lënduar, mund të ketë ndodhuar si shkak i mjeteve piroteknike.
Aktualisht, nuk ka detaje zyrtare se si ka ndodhë ngjarja, mirëpo, ajo që bëhet e ditur nga MPB, është se janë arrestuar disa persona që kanë pasur lidhje me organizimin e kësaj feste private.
Përmes një komunikate për media, Prokuroria Publike e RMV-së, ka thënë se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan janë në terren, shkruan Alsat.
“Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe prokurorët themelorë publikë të Prokurorisë Publike të Shkupit dhe Prokurorisë Publike të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë rrugës për në Koçan. Prokuroria e Koçanit do të ketë në dispozicion të gjitha kapacitetet e prokurorisë për veprime të menjëhershme”, thonë nga Prokuroria.
(Kosova Sot Online)