Ky është Milosh Vukojeviç i cili mbeti i plagosur gjatë grabitjes në Prishtinë

  • A.P /
  • 18 March 2025 - 11:00
Ky është Milosh Vukojeviç i cili mbeti i plagosur gjatë grabitjes në Prishtinë

Milosh Vukojeviq, është grabitësi që mbeti i plagosur në “Albi Mall” në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

25-vjeçari është nga Leshaku i Leposaviqit.

I njëjti ka kërkuar ndihmë në Graçanicë pasi është plagosur nga shkëmbimi i plumbave që ka pasur me anëtarët e kompanisë së sigurimeve.

Nga kjo grabitje ka mbetur i plagosur edhe një anëtar i sigurimit nga kompania private që përkujdesej për transportimin e parave.

(Kosova Sot Online)